Katër nga anëtarët e "Grupit Bajri", Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali kanë depozituar ditën sotme kallëzim penal ndaj gjyqtares Iliriana Olldashi, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal. Padija ka ardhur për shkak se kanë kaluar me shumë se 3 javë dhe vendimi i masës së sigurimit "Arrest ne burg" nuk është zbardhur dhe për pasojë aktet nuk janë depozituar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
"Po mundohen të na mbajnë me çdo kusht ne burg", shprehen në një pjesë të kallëzimit anëtarët e grupit.
Behar Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali do të vijojnë që të qëndrojë në burg për akuzat e reja që ka ngritur prokuroria, pavarësisht se masa për akuzat e një viti më parë u shuan më datë 22 nëntor. Kjo ka ardhur pas pranimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kërkesës së avokatit mbrojtës të Safet Bajri, Ilir Bajri, Asmer Bilali dhe Ismet Idrizi për shuarjen e masës së sigurisë 'Arrest me burg' të dhënë më datë 21.09.2018. Megjithatë 4 anëtarët e grupit ‘Bajri’ qëndrojnë në paraburgim pasi ndaj tyre, mbetet në fuqi dhënia e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë më 20 nëntor.
Edhe me herët, të katër anëtaret e grupit i janë drejtuar Komisionit te Posaçëm të Kualifikimit me kërkesë ankimore ndaj Gjyqtares Iliriana Olldashi dhe Prokurorit Anton Martini duke kërkuar me ngulm largimin e tyre nga sistemi i drejtësisë, pasi i akuzonin si njerëz të papërshtatshëm dhe të nënshtruar nga faktorë politike.
Bajrat e Shkodrës u goditën vitin e shkuar në sajë të operacionit të koduar “Oaz”, ku u arrestuan mbi 10 pjesëtarë të këtij grupi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar 10 masa të reja arresti, ku 5 prej personave të akuzuar, me në krye kreun e grupit ndodhen në qeli për vepra të tjera penale.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn Shkodrën, firmosen 5 urdhërarreste nga SPAK! Kontrolle në banesa! Safet Bajri merret në pyetje e lihet i lirë! Sekuestrohen armë e 5 mjete të blinduara
12 Dhjetor, 09:29
-
Dosja/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi
27 Nëntor, 17:40
-
Atentat në Shkodër me 3 të vrarë e 1 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit dhe djali i Xhemal Bushatit! Vdes qytetarja e pafajshme, rëndë bashkëshorti i saj! Gjendet 'Range Rover' i djegur me dy automatikë
30 Tetor, 15:51
-
Atentati ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat, shoqërohet disa orë në polici Safet Bajri, më pas lihet i lirë
3 Shtator, 18:10
-
Safet Bajrit i bllokohet Benzi i blinduar, policia e Shkodrës e shoqëron në komisariat dhe e gjobit (FOTO)
15 Mars, 20:58
-
Nuk deklaroi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj
27 Mars 2023, 19:38
-
Si doli nga burgu Safet Bajri për 4.5 vjet pasi u dënua me 22 vite nga drejtësia belge! Shtegu në Kodin Penal me bashkimin e dënimeve dhe ‘sjellja e mirë’
9 Mars 2023, 18:53
-
Safet Bajri u lirua në Shqipëri, zhgënjim në Belgjikë! Mediat belge: I dënuar me 22 vite burg, bëri vetëm 6! A ka harruar Brukseli t'ua raportojë shqiptarëve?
8 Mars 2023, 12:30
-
Safet Bajri lihet i lirë, përfundoi dënimin e drejtësisë belge në burgun e Lushnjës
3 Mars 2023, 14:53
-
I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, lirohet nga burgu i Italisë vëllai i Safet Bajrit! ‘I forti’ që drejtonte bandën e Shkodrës
1 Tetor 2022, 13:26
-
Gjykata e Lartë i shuan shpresat për liri Safet Bajrit! Lë në fuqi dënimin me 6 vite e 6 muaj burg për 'të fortin' e Shkodrës
13 Korrik 2022, 11:37
-
S’ka liri për Safet Bajrin, Gjykata e Fierit rrëzon kërkesën e kreut të bandës së Shkodrës
21 Qershor 2022, 15:16