Katër arsyet e lëshimit të lidershipit të opozitës nga Lulzim Basha

Katër arsyet e lëshimit të lidershipit të opozitës nga Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot praktikisht ka ‘dekretuar’ Ilir Metën si kryetar opozite duke e trajtuar veten dhe militantët e PD-së si ushtarë të tij. Me anë të një mesazhi drejtuar strukturave të PD-së ai ka dhënë urdhër që demokratët t’i bashkohen protestës së Ilir Metës në dy Mars. Kjo lëvizje e Bashës, i cili investohet i tëri për t’i shërbyer Ilir Metës, praktikisht e zhbën lidershipin e tij në krye të opozitës, duke ja dhuruar atë Ilir Metës. Thënë këtë, ajo që duket qartë është  se Lulzim Basha e ka kuptuar që nuk ngre dot kauza që frymëzojnë  popullin ndaj edhe ka vendosur të fshihet pas suksesit që ndahet apo pas dështimit që i mbetet Ilir Metës.

Po cilat janë arsyet e lëshimit kaq haptaz të lidershipit të opozitës kaq lehtë nga Basha?

Së pari dhe më e rëndësishmja është se  bashkimi me Ilir Metën është praktikisht vazhdimi i një lufte të  hapur  prej kohësh ndaj reformës në drejtësi, e cila nga ana e saj çdo ditë bën hapa para në ndërtimin e institucioneve të reja. Ndaj, siç kanë bërë nga dita A, Meta, Basha e Berisha do vazhdojnë betejën për stërkëmbësha ndaj reformës që cilësohet si maja e suksesit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Së dyti, rreshtimi i Bashës krah Metës rrit rrezikun e mosdisbursimit të 1.15 miliardë dollarëve të mbledhura në Bruksel për Rindërtimin në 17 shkurt, ku të gjitha sondazhet ia jepnin Edi Ramës meritën. Edhe pse pasojat do të bien te qytetarët nëse ky skenar ndodh, rëndësi për ta ka vetëm që të kenë argumenta kundër qeverisë.

Së treti, protestat e opozitës në çdo moment kur flitet për hapje negociatash janë një tregues i qartë se Lulzim Basha nuk do që ato të çelen, pasi sipas tij, ky do të ishtë një plus i madh në anën e Edi Ramës. Ndaj, meqë nuk frymëzon dot që më pas të mund të fitojë garën elektorale, do të përdorë destabilitetin dhe çdo mjet tjetër për të nxirë imazhin e vendit,  që BE-ja të ketë argumenta për të thënë ”prisni edhe pak”, për të justifikuar hallet e veta brenda unionit.

Së katërti, Lulzim Basha praktikisht po vepron kundër zotimit të tij për Reformën Zgjedhore të kërkuar me ngulm nga të gjithë miqtë ndërkombëtarë e veçanërisht nga parlamenti gjerman. Me daljen në shesh  krah Ilir Metës, Lulzim Basha praktikisht jep mesazhin se nuk e njeh këtë Parlament e për pasojë, as reformën zgjedhore që do të votohet nga ky Parlament. Arsyeja e kësaj lëvizje është shumë e thjeshtë; Lulzim Basha e ka kuptuar se nuk fiton dot zgjedhjet sido që të jëtë Kodi Elektoral (pasi problemin e ka te lidershipi i tij që nuk mbjellë shpresë), ndaj përdor çdo makinacion që ta marrë pushtetin në tavolinë, pa garë, siç ka bërë gjithë jetën e tij politike..

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 05/03/2020 23:35

    Basha ne pushtet kur une te behem synet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille