Katër 'big-ët' e Serie A donin largimin e dy skuadrave, kampionati italian do vijojë me 20 ekipe

Katër 'big-ët' e Serie A donin largimin e dy skuadrave, kampionati italian do vijojë me 20 ekipe

Foto ilustruese

Serie A e futbollit në Itali do vijojë të jetë me 20 skuadra. Ky është vendimi i marrë nga Lega Serie A, që me shumicë votash ka lënë në fuqi vendimin e formatit aktual. Katër 'top klubet' e Italisë, Juventus, Milan dhe Inter ishin pro idesë që sezonet e ardhshme Serie A të luhej me 18 skuadra, kjo duke pakësuar ndeshjet.

Pas tyre edhe Roma ishte pro idesë së 18 ekipeve, ndërsa me 16 vota kundër ideja u hodh poshtë. Kështu me vendimin e shumicës së klubeve të Ligës, Serie A do vijojë të jetë me 20 skuadra dhe 38 javë për të paktën edhe sezonin që vjen.

Në praktikë, nëse Këshilli i Federatës së Futbollit në Itali, ndoshta me kontributin e presidentit Gravina, i mbështetur si në këtë rast nga disa klube do të dëshironte të ndryshonte formatin e një kampionati (qoftë Seria A, B ose C), do t'i duhej vota favorizuese e Ligës përkatëse.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

VIDEOLAJM/ Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës