Kalendari i festave të nëntorit, pavarësisë dhe çlirimit, këtë vit përkon me ditët e fundjavës duke bërë bashkë disa ditë pushimi. Për t’i shijuar ato, qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të largohen jashtë vendi. 

Fluks i shtuar është shënuar këtë premte në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku dhjetëra mjete i drejtohen shtetit grek për të kaluar festat dhe ditët e pushimit.

Sipas operatorëve turistikë qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur vendet e rajonit. Italia thotë Besnik Vathi është më e preferuara për shkak se ka më shumë destinacione fluturimi direkte nga Tirana.

‘Lëvizje janë me të shumtë me rezervime individuale. Rezervime individuale të lira, janë drejt vendeve të rajonit. Që janë Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia, apo Italia. Nëse flasim për fluturimet, natyrshëm në vend të parë është Italia ka më shumë opsione dhe destinacione me fluturime direkte nga Tirana. Më pas mund të fusim Stambollin, Parisin, Spanjën’, tha Besnik Vathi, kreu i Shoqatave të Tur-operatorëve.

Por, gjatë ditëve festive thotë kreu i shoqatës thotë se ka turistë shqiptarë dhe në Brazil, Japoni apo Dubai.