Manchester City fitoi 3-0 kundër Young Boys për raundin e katërt në grupin G të Champions League. "Qytetarët" janë kualifikuar për në raundin e 1/16, duke nisur kështu mbrojtjen e titullit kampion. Haaland në të 23 minutë shënoi me penallti, teksa Foden në 45+1 shënoi golin e dytë. Haaland në 51' shënoi dopietën personale dhe golin e tretë të ndeshjes. Me 12 pikë City është në krye të grupit, teksa edhe Leipzig kalon më tej me nëntë pikë si vendi i dytë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?