Katër gazetarët italianë të mbajtur
në Siri, negociata drejt lirimit të tyre

SIRI - Katër gazetarët të mbajtur, që prej dy ditësh në Siri në kufi me Turqinë, janë shëndoshë e mirë dhe do të shoqërohen për në shtetin turk duke u lënë të lirë. Lajmi është bërë i ditur nga një burim pranë rebelëve sirianë të cilët po negociojnë për lirimin e tyre.

Ministria e jashtme italiane ka bërë thirrje, që të tregohet kujdesi maksimal me shkrimet dhe lajmet mbi këtë cështje. Edhe televizioni shtetëror Rai ka kërkuar heshtje shtypi .

Gazetarët ndodhen në Siri prej disa ditësh për të përgatitur një reportazh me titull “Heshtje, rrezik vdekje”, për programin “Historia jemi ne”.

Emrat e gazetarëve janë Amedeo Ricucci, i dërguar i Rai, Elio Colavolpe, fotograf, Andrea Vignali, gazetar dokumentaresh dhe Susan Dabous, gazetare italo-siriane dhe bashkëpunëtore e “Foglio» dhe e «Avvenire».

Sipas burimeve siriane dhe të huaja gazetarët janë ndaluar në veri të qytetit sirian Idlib pasi kishin filmuar dhe fotografuar vende ushtarake të ndaluara.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion