Katër kisha të tjera hapen për turistët në Kalanë e Beratit, 12 të mbyllura pasi s'ka përgjegjës! Të huajt: Të impresionuar nga gjithçka pamë

Turistë e vizitorë të qytetit të UNESCO-s, Beratit, tashmë do të kenë mundësinë që në lagjen kala, të eksplorojnë edhe 4 kisha të tjera, nga një që ishte e aksesueshme më parë.

Kishat tashmë janë restauruar dhe për publikun hyrja është falas, përveç asaj të “Fjetja e Shën Mërisë” ku është vendosur edhe Muzeu Onufri dhe ku ruhen mbi 50 ikona.

Që në momentin e parë të hapjes së 4 kishave në lagjen kala, fluksi i vizitorëve ka qenë i lartë. Afresket e ruajtura mirë, por dhe rijetëzimi i tyre pas restaurimit, i ka lënë turistët e huaj të impresionuar.

“Shqipëria është një vend  i mrekullueshëm. Jemi këtu prej tetë ditësh. Kemi udhëtuar nga veriu në jug. Ishim në male dhe në det. Është vërtet një eksperiencë e mrekullueshme. Është një vend shumë i bukur. Berati ka histori të mrekullueshme që në të vërtetë të emocionon. Edhe shqiptarët janë njerëz shumë të mirë, të qetë, të disponoheshim dhe mikpritës. Jeni të mrekullueshëm”, tha një çift italian.

“Është hera parë që vizitojmë Shqipërinë. Është vend shumë i bukur. Një vend me histori e kulturë në të vërtet shumë interesante. Berati që po shikojmë tani më pëlqen. Sapo vizituam këto dy kishat shumë të vjetra dhe të mirëmbajtura aq mirë. Kanë afreske shumë të bukura që tregojnë se janë mijëra vjeçare. Duam të komplimentojmë edhe popullin shqiptar: Jeni shumë xhentil, miqësorë”, thanë italianet.

Berat ka vizitorë të shumë jo vetëm nga Italia fqinje, por dhe nga Amerika e largët që kanë ardhur në Shqipëri pas sugjerimeve të miqve të tyre.

“Jam nga San Francisko. Është hera e parë që vizitojmë këtë vend. Është shumë, shumë i bukur. Kemi vizituar një pjesë të Shqipërisë, por sot jemi në Berat dhe është ëoë.  Kishat e vjetra me afreske të bukura dhe shumë ngjyrëshe, si dhe kalaja e vjetër janë shumë të bukura, mjaft impresionuese”, tha çifti amerikan.

Drejtori i Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës Berat, Jurgen Pushi, tha se në lagjen “Kala” ndodhen gjithsej 17 kisha  të cilat janë në gjendje të mirë për t’u vizituar, por ato nuk mund të qëndrojnë të hapura për shkak se mund të dëmtohen pasi nuk ka person përgjegjës që të shoqërojë turistët.

“Më parë ishte vetëm kisha e Shën Mërisë. Sot janë edhe 4 kisha të tjerë të vizitueshme. Janë një atraksion i shtuar. Janë restauruar afresket, dhe janë në gjendje shumë të mirë. Turistët mahniten nga pamja. Ka ndihmuar dhe turizmin sepse turistët sugjerojnë dhe tek tejrët. Janë 17 kisha, por vetëm 5 të vizitueshme. Janë atraksione kryesore në Berat. Kishat mbahen hapur nga besimtarë. Janë pa pagesë. Mund ti shohë kushdo. Thjesht janë persona që e duan kishën. E bëjnë vullnetarisht dhe janë të kujdesshëm që të jenë sa më të pastra. Kemi bërë punime dhe në muret e kalasë. Kujdesemi dhe ta mirëmbajmë kalanë. Kalaja është e banueshme dhe janë afërsisht 130 banesa. Janë të kthyera në bujtina, hotele. Ka shumë turistë që rikthehen”, tha Pushi.

5 kishat që janë të hapura ruhen nga besimtarë ortodoksë, vullnetarisht. Ndërkohë që këtë vit për të hyrë në kala është hequr edhe tarifa monetare prej 300 lekësh që ka qenë  në fuqi vitet e tjera.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral