​Katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqjen: Serbëve të Kosovës iu është kërcënuar jetesa

​Katër kryetarët e komunave në veri japin dorëheqjen: Serbëve të Kosovës iu është kërcënuar jetesa

Katër kryetarët e komunave të veriut të Kosovës dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic

Katër kryetarët e komunave të veriut të Kosovës kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, duke e mbështetur vendimin e tyre në pohimin se serbëve të Kosovës po iu kërcënohet jetesa nga shkeljet dhe masat drastike të marra së fundmi nga qeveria kosovare.

Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, ai i Leposaviqit, Zoran Todiq, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviq si dhe kryetari i Zveçanit, Vucina Jankoviq kanë qenë ata që kanë ndërprerë komunikimin me institucionet përkatëse.

Sipas medias kosovare “Indeksonline”, katër kryetarët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët me disa pika, ku kanë paraqitur edhe arsyet për vendimet e tyre.

Katër pikat që kanë çuar katër kryetarët në një vendim të përbashkët, janë:

1. Ngritja e takës në 100 për qind për mallrat serbe, përmes së cilës serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, për shërim dhe mbijetesë gjë që çon në krizë edhe më të thellë.

2. Dhuna e vazhdueshme, rrahja e serbëve, arrestimet e paligjshme dhe tentimi për të vrarë Millan Radojiçiqin, gjë që po ashtu rrezikon të drejtën për jetesë të serbëve në Kosovë.

3.Shkeljet e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, nga Rezoluta 1244, marrëveshjet e Brukselit dhe të CEFTA-s.

4. Shkelja e akteve të veta nga ana e Prishtinës, me të cilat duhet të respektohen të drejtat e serbëve.

Si rrjedhojë e dorëheqjes së tyre, komuna e veriut të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit pritet tanimë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë, vlen të theksohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende s’ka pranuar në formë zyrtare dorëheqjet e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën