Katër futbollistë nga lista me 28 të grumbulluar kanë përfunduar në tribunë për sfidën që Kombëtarja do të luajë sonte në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë. Për shkak se nuk lejohen më shumë se 23 lojtarë në protokollin e UEFA-s, trajneri Rolando Maran ka vendosur që portieri Simon Simoni dhe mesfushorët Luis Hasa, Sabah Kerjota dhe Feta Feta të mos jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Kësaj liste i shtohet edhe Klisman Cake i cili është jashtë për shkak dëmtimi.
Për rrjedhojë trajneri Maran ka vendosur që në listën me 23 lojtarë të jenë dy debutues. Samuele Sina ka qenë zgjedhje e nevojshme pasi me përjashtim të Berat Gjimshitit dhe Ismajlit që priten titullarë, ai është alternativa e vetme për t’u zëvendësuar në qendër të mbrojtjes pas Marash Kumbullës, i cili është jashtë forme pasi ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij këtë sezon.
Debutuesi tjetër është Klevi Qefalija, i cili duket se ka bindur më shumë trajnerin në stërvitjet e kryera përgjatë këtyre ditëve. Ai ka fituar balotazhin me lojtarët e tjerë si Luis Hasa, Feta Fetai dhe Sabah Kerjota.
Lajmi kryesor:
Liga e Kombeve/ Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë! Asllani rikuperohet nga dëmtimi, ja formacioni i mundshëm










