Katër mënyra të lehta për të trajtuar hipotiroidizmin në shtëpi

Katër mënyra të lehta për të  trajtuar hipotiroidizmin në shtëpi

Foto ilustruese

Gjendrat e acaruara të tiroides mund t’i keni dëgjuar shpesh, për shkak se prekin një numër shumë të madh personash.

Më së shumti njihet tiroidja hiperaktive, e cila prodhon hormone më shumë nga sa trupit i duhen, por si një gjendje shëndetësore shumë shqetësuese është edhe hipotiroidizmi.

Ndodh kur gjëndrat e tiroides kanë mangësi në prodhimin e hormoneve dhe organizmi nuk funksionon siç duhet.

Duke shkaktuar një sërë simptomash të cilat fillojnë që nga humbja e oreksit, dhimbja e muskujve, lodhja e vazhdueshme, pagjumësia apo konstipacioni.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë të cilës i referohet AgroWeb.org, Shqipëria është një vend ku problemet me tiroiden janë shumë të përhapura.

Kështu që kujdesi duhet të jetë shumë i madh dhe i vazhdueshëm, njëjtë si në rastin e tiroides hiperaktive ashtu edhe asaj hipoaktive.

Për ta bërë këtë AgroWeb.org ju këshillon katër mënyra të shpejta që ju largojnë nga kjo sëmundje.

Evitoni Ushqimet e Këqija

Nëse konsumoni një dietë ushqimore të varfër, me siguri që gjendrat tuaja të tiroides nuk do t’ju falënderojnë.

Sa herë që konsumoni ushqime të pasura me vajra të oksiduar, karbohidrate, sheqerna apo yndyrna të këqija trupi reagon duke ulur funskionin e tiroides.

Ndaj nëse vuani nga hipotiroidizmi, mundohuni t’i evitoni të gjitha ushqimet që futen në grupin e ushqimeve të pashëndetshme.

Kjo pasi do ta detyrojnë organizmin të ulë plotësisht prodhimin e hormonit të tiroides në trup, duke ju shkaktuar probleme të mëdha.

Në vend të tyre konsumoni një dietë të pasur me vitamina dhe minerale të shumëllojshme.

Për një dietë më të detajuar rreth ushqimeve të duhura të cilat ndihmojnë me hipotiroidizmin, mund të lexoni  artikullin nga AgroWeb.org duke klikuar këtu.

Menaxhoni Stresin

Stresi kronik ju lë të ekspozuar ndaj sëmundjes së hipotiroidizmit ose mund të jetë vetë një simptomë e sëmundjes.

Gjithësesi nëse e përjetoni në mënyrë të vazhdueshme, hormonet e tiroides do të vazhdojnë të qëndrojnë shumë më poshtë se normalja.

Stresi i vazhdueshëm mund të jetë shkak edhe për zhvillimin e sëmundjes së Hashimoto’s.

Një lloj hipotiroidizmi, ku trupi fillon të sulmojë hormonet e tiroides, pasi i konsideron si elementë të jashtëm që futen në trup.

Menaxhimi i stresit është një hallkë shumë e rëndësishme për trajtimin e hipotiroidzmit.

Prandaj mundohuni që të qëndroni sa më të qetë gjatë këtyre periudhave.

Gjumi i Mirë

Një gjumë i mirë dhe i qetë është çelësi për kurën dhe qetësimin ndaj shumë sëmundjeve.

Kështu që edhe për të trajtuar hipotiroidizmin mundohuni të bëni orë të plota gjumi pa ndërprerje.

Sipas studimeve personat që punojnë në turnet e natës, kanë 40% më shumë mundësi të preken nga hipotiroidizmi.

Për t’a përkeqësuar edhe më shumë situatën, vetë sëmundja e hipotiroidizmit ndikon në zhvillimin e pagjumësisë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të përpiqeni të bëni një gjumë të mirë e të qetë.

Këtë mund ta bëni fare lehtë, duke qetësuar organizmin dhe duke konsumuar një dietë të pasur ushqimore.

Gjithashtu mundohuni të mos flini gjatë ditës dhe të shtriheni gjithnjë në të njëjtin orar në darkë.

Disa mënyra të thjeshta që mund t’i praktikoni secili në shtëpi i gjeni tek artikulli nga AgroWeb.org duke klikuar këtu.

Kujdes nga fluori

Fluori është një mineral që haset shumë shpesh në jetën e përditshme.

Shumë prezent zakonisht tek uji i rubinetit, pasi shumë vende e përdorin si një mënyrë që njerëzit të mund të ruajnë dhëmbët nga prishja, teksa kosnumojnë ujë.

Gjithashtu është prezent edhe tek pastat e dhëmbëve apo tek përbërja e enëve të kuzhinës si tenxheret apo tiganët.

I kudogjendur, por i dëmshëm për hipotiroidozmin pasi ul nievlet e prodhimit të tiroides akoma më shumë.

Kështu që mundohuni të evitoni ujin e fluorizuar dhe çdo paisje apo produkt tjetër që e ka atë në përbërje.

Më këto katër mënyra të thjeshta, bashkë me konsultën e mjekut do të arrini t’i mbani nivelet e hormonit të tiroides të balancuara./AgroWeb.org

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë