FIFA do zyrtarizojë në datën 15 shkurt renditjen e radhës për ekipet kombëtare. Tanimë kanë dalë të dhënat e para dhe kombëtarja shqiptare ka humbur dy pozicione. Tanët renditen në vendin 64 në botë, duke humbur dy pozicione nga muaji dhjetor.
Në këtë kohë ekipi i drejtuar nga Sylvinho nuk ka qenë në aktivitet, teksa ndryshimi i renditjes vjen në një kohë kur është duke u zhvilluar Kupa e Afrikës dhe ajo e Azisë.
Për shkak të paraqitjeve të mira, disa nga skuadrat afrikane kanë marrë pikë të rëndësishme dhe janë ngjitur në renditje, duke lënë pas me dy pozicione kuqezinjtë. Ndeshja e radhës për Shqipërinë është miqësorja e 25 marsit me Suedinë në transfertë.
Kur jemi vetëm katër muaj larg nga Euro 2024, FSHF po punon për miqësore të tjera. Kujtojmë se kuqezinjtë do luajnë në fazën finale të "Gjermani 2024" dhe të shortuar në grupin B kanë rivalë si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Sa i takon renditjes së dhjetë më të mirëve në botën e futbollit për kombëtaret, Argjentina lë pas Francën, Anglinë, Belgjikën dhe Brazilin.
Shqiperia ka humbur dy pozicione ne renditjen e radhes ? Per ne kureshtaret e "pa ditur",a mund te na e shpjegoj dikush,se cdo te thot renditja,dhe cfar perfiton Komtarja nga kjo renditje ?
Përgjigju