Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dënuar Skënderbeun me një pezullim prej 10 vitesh nga Europa, duke përfshirë këtu edhe 1 milionë gjobë kundër klubit korçar. Duket se katër janë ndeshjet që kanë fundosur klubin korçar, të cilat janë parë si ndeshje të trukuara nga ana e Skënderbeut. Në këto takime nuk ka asnjë nga kampionati shqiptar
NDESHJET E TRUKUARA SIPAS RAPORTIT
1) Crusaders-Skënderbeu- Në mënyrë të përgjithshme, këto modele basti tërësisht anormale tregojnë se një periudhë specifike e ndeshjes ishte manipuluar, për të siguruar përfitime bastesh te korruptuara.
2) Dinamo Zagreb-Skënderbeu- Prova për të mbështetur këtë konkluzion është shumë e madhe, me baste shume dyshuese, Skënderbeu qëllimisht tentoi të jepte të paktën dy gola të vonë.
3) Sporting Lisbon-Skënderbeu- Ka prova të konsiderueshme për të treguar se ka një përpjekje të organizuar për të gjeneruar përfitime bastesh te korruptuara nga kjo ndeshje. Asnjë justifikim nuk mund te provohet për bastin shumë të madh për Skënderbeun, të pësojë të paktën një gol të vonë në ndeshje dhe për të paktën 6 gola të shënuar në total.
4) Skënderbeu-Lokomotiva Moscoë- Nuk ka faktorë mbështetës që mund të llogariten për modelet e bastit live shumë të dyshimta, të cilat janë parë për Skënderbeun të humbasë nga të paktën dy gola, dhe për të paktën 2 ose 3 gola të shënuar në total. Në mënyrë të përgjithshme, teoria e provave sugjeron se Skënderbeu manipuloi këtë ndeshje për të siguruar përfitime nga bastet e korruptuara në një skeme qe u ekzekutua në një menyrë shumë të organizuar.
Vetem nje ujk ka Shqipnia .Ai asht Sali Berisha.Skanderbeu asht stan me lepuj
PërgjigjuA o uqrit e debores.tani u bet lepujt e terfilit
PërgjigjuHahah sa e bukur kjo lepuj te terfilit. Ore Skenderbeu cne ne korce???