Katër pikët nuk bëjnë punë 
Shqipëria humb 3 vende në FIFA

Katër pikët nuk bëjnë punë <br />Shqipëria humb 3 vende në FIFA
4 pikët e marra në dy ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë nuk e kanë ndihmuar Kombëtaren që të fitojë pozicione në renditjen e FIFA-s.

Shqipëria mban vendin e 66-të në FIFA në renditjen e muajit shtator duke humbur 3 pozicione nga muaji i kaluar. 551 pikë ka grumbulluar skuadra e Panuccit 32 më pak se një muaj më parë.

Dy rezultate pozitive dhe zbritje në renditjen e FIFA-s duket paksa paradoksale por kjo shpjegohet me faktin se edhe skuadrat e tjera që renditeshin afër kuqezinjve kanë zhvilluar ndeshje duke siguruar pikë në klasifikimin e përgjithshëm.

Sa i takon renditjes së skuadrave të tjera pjesë e grupit G kualifikues Spanja që kryeson është ajo që mban pozicionin më të mirë në vend të 11-të. Iberikët kanë fituar dy ndeshje por as kjo nuk ka shërbyer për të fituar ndonjë pozicion.

spanje

Italia ka pësuar rënie me 5 vende duke u pozicionuar në vend të 17-të. Izraeli ka humbur 12-të pozicione dhe mban vendin e 82-të.

Përmirësimin më të madh e ka pasur Maqedonia që ka fituar 32 pozicione duke u ngjitur në vendin e 103-të .Kosova vijon rënien e lire duke humbur edhe 4 pozicione dhe renditet e 184-ta.

Renditjen e FIFA-s e kryeson Gjermania që zbret nga froni Brazilin ndërsa në vend të tretë është Portugalia që fiton 3 pozicione.

gjermani

renditja fifa

spanja

renditja fifa

renditja fifa

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool