Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Kroacia mbështesin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE. Ministrat e Jashtëm të këtyre 4 vendeve ballkanike gjatë një takimi zhvilluar në hapje të sesionit të punimeve të Asamblesë së OKB-së, deklaruan së mbështesin aspiratat e fqinjëve të tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u shpreh pas takimit me homologët e tij se këto katër vende mbështesin politikat e zgjerimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
"Kam pasur kënaqësinë e madhe sot, këtu, në zyrat e Delegacionit Grek për të pritur Ministrat e Jashtëm të tre vendeve të Ballkanit që janë anëtare të Bashkimit Evropian, përkatësisht Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.
Gjatë takimit tonë diskutuam perspektivën e Ballkanit Perëndimor, perceptimin tonë të përbashkët se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane dhe çështjet specifike të ngritura nga zgjerimi në lidhje me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
Unë mendoj se është një hap i mirë që Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit të jenë në gjendje të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe të vijnë në pozicione të përbashkëta për interesin e përbashkët dhe zonën e përbashkët gjeografike më të gjerë brenda Bashkimit Evropian", u shpreh Nikos Dendias .
Ky qëndrim i Greqisë, që konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë, vjen pas takimit që Kryeministri Edi Rama zhvilloi në New York me hologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.1%
-
Jo
20.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Panik në Selanik, 'Sillni ministrin ose do hedh Gjykatën në erë', arrestohet autori (VIDEO)
18 Dhjetor, 13:58
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
New Yorku qyteti më i pasur në botë, arsyet që e bëjnë metropolin financiar të globit
18 Dhjetor, 08:28
-
Greqi/ Kapen 82 kg kokainë në Portin e Pireut, arrestohen dy punonjës të portit
17 Dhjetor, 22:31
-
Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor
17 Dhjetor, 20:44
-
Policia greke godet bandën me kryetar shqiptarin e njohur si 'Mondi', sekuestrohen drogë, armë e para kesh! 25 të arrestuar dhe 14 në kërkim
17 Dhjetor, 18:46
-
Merret peng dhe dhunohet greku në Kostur, policia shpall në kërkim shqiptarin
17 Dhjetor, 16:40
-
Jonila Godole për Parashqevi Simakun: Ajo dashuronte Enver Hoxhën! I ka kënduar Partisë edhe pas viteve ‘90
17 Dhjetor, 16:26
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Evi Kokalari: Ka shumë gjëra që nuk shkojnë me 'shpëtimin' e këngëtares Parashqevi Simaku
17 Dhjetor, 13:15
-
Atentati në Athinë, identifikohet edhe shoku i viktimave, dyshohet të jetë plagosur
16 Dhjetor, 21:52
-
Atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, media greke: Objektiv dyshohet se ishte ai që u plagos, jo Davella
16 Dhjetor, 19:57