Katër skuadra bien nga liga, hapet gara për titullin në Kategorinë e Parë! Dështon Skënderbeu

Katër skuadra bien nga liga, hapet gara për titullin në Kategorinë e Parë! Dështon Skënderbeu

Festa e Korabit në një nga golat

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi ndeshjet e javës së 25-të, të parafundit për këtë sezon. Në fundjavën që lamë pas u mësuan edhe katër skuadrat që zyrtarisht janë rrëzuar nga liga. Nëse Tërbuni dihej për shkak të përjashtimit, tre skuadrat e tjera që matematikisht do luajnë në Kategorinë e Dytë janë Besëlidhja, Turbina dhe Oriku. Gara tanimë në javën e fundit do jetë për zonën play-off dhe play-out.

Veç tyre, e hapur është edhe "lufta" për skuadrën që do shpallet kampione. Nëse Skënderbeu dhe Dinamo kanë siguruar ngjitjen në Superligë, një gjë e tillë nuk dihet për skuadrën që do ngrejë trofeun.

Fitorja e Besës në Korçë ka bërë që Dinamo të jetë vetëm një pikë pas Skënderbeut kryesues, teksa Blutë morën tri pikë në tavolinë për shkak të ndeshjes me Tërbunin e përjashtuar.

Kujtojmë se skuadrat e renditura në vendet 9 dhe 10 do përballen në play-out me dy skuadrat e Kategorisë së Dytë, të renditura në vendet e dyta në dy grupet. Vendet nga 3 deri në 6 në të Parën (konfirmuar Flamurtari dhe Tomori) do zhvillojnë një fazë play-off, teksa fituesja mes tyre do ketë shansin të luajë me skuadrën e renditur e teta në Superligë, për një vend në elitën e vendit.

Renditja

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja