TIRANE- Katër të akukzuarit kryesorë për tragjedinë e Gërdecit përfituan nga amnistia që hyri në fuqi më 28 Nëntor, në 100- vjetorin e pavarësisë. Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur pushimin e akuzave që kanë ngritur në gjykatë të plagosurit nga tragjedia e 15 marsit 2008 ku mbetën të vrarë 26 persona. Disa prej të paditurve kanë paditur në gjykatë Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci të cilët i akuzojnë për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Kjo vepër penale është përfshirë në kategorinë e akuzave që amnistohen pasi parashikon dënimin e saj nga gjobë deri në një vit heqje lirie. Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e padisë dhe për disa nga të plagosurit e ngjarjes kishin bërë padi ndaj katër të pandehurve për ngjarjen.

Një fakat ky që ka sjellë acarimin e familjarëve të viktimave të kësaj ngjarjeje makabre që mori jetën e 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Pas dënimit dhe shpalljes fajtor për akuzën e vrasjes të ngritur nga prokuroria, e cila u kovertua në shpërdorim detyre nga gjykata, Pinari, Delijorgji, Minxolli e Ngjeci u paditën nga rreth 30 të plagosur në ngjarjen e Gërdecit. Padia ndaj tyre u rrëzua pasi preket nga amnistia, dhe në këtë mënyrë ata kanë përfituar dhe dalë në gjendje të lirë. Dy nenet që amnistohen nga Kodi Penal Ushtarak janë neni 33 dhe 34 që bëjnë fjalë për ushtarë apo ushtarakë që janë dënuar për shmangie nga shërbimi ushtarak, dezertimi, mosparaqitja në repart si dhe dezertimi i kuadrit komandues. Nga Kodi Penal përfitojnë amnistinë edhe ata persona që janë dënuar me gjobë nga gjykata  me përjashtim të personave që janë dënuar me veprat penale që nuk përfshihen në krime të rënda.

 
 Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)