Katër turistë u bllokuan në malin e Palikonjës në Himarë, specialisti i zonave të mbrojtura: Shkak mungesa e informacionit, organizojnë guida personale

Katër turistë anglezë dhe italianë kishin mbetur të bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë. Nexhip Hysolakaj, specialist i zonave të mbrojtura Vlorë tha në Report Tv Shqipëria është një destinacion i preferuar për turistët e hua, por shpesh ata përballen edhe me situata të tilla për shkak të mungesës së informacionit.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hysolakaj thotë se turistët e huaj marrin përsipër të kryejnë gudia personale dhe nuk marruin të gjitha informacionet para se të nisen nëpër shtigje të ndryshme. Kjo sipas tij, bëhet shkak edhe për incidente të ndryshme.

"Shqipëria për të huajt është destinacion për natyrën e egër. Shkak është mungesa e informacionit, turistët marrin iniciativa personale për të realizuar shtigje që sot janë shumë problematike në lidhje me gjurmimin, për pajisjet që duhet të kenë në dispozicion. Kohët e fundit edhe nëpër kanione ka raste të tilla. Ndodhin se duhet të ketë informacion më të detajuar, duhet të punojmë gjithë bashkë, nga bujtinat, agjenci turistike që të këtë informacion të detajuar që të zvogëlohet ky lloj fenomeni", tha ai. 

Ai sugjeron që agjencitë turistike, por edhe bujtinat e zonave të ndryshme të punojnë më shumë për t’iu dhënë turistëve informacionet e duhura para se të nisen për të vizituat shtigje të ndryshme.

Ka një numër të shtuar të këtyre rasteve. Gudiat lokale përdoren shumë pak, nga kërkesat që kemi nga turistët kemi kërkesa për hartat dhe aplikacionet që ne kemi shkarkuar shtigjet, sesa një guidë lokale që e bën të sigurt udhëtimin. Janë shumë të bukura dhe shumë të rrezikshme. Për të huajt janë shumë të rrezikshme, nuk llogariten kushtet që ka një shteg, koha që kenë dispozicion, pajisjet, veshjet e përshtatshme. Karaburuni s’ka as linjë telefonike.

Në orët e parë të mëngjesit të sotëm, forcat zjarrfikëse në Himarë kanë shpëtuar 4 turistë të bllokuar në malin e Palikonjës në Himarë. Kërkimet kanë zgjatur rreth 9 orë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00