Volodymyr Zelensky dhe Elisa Spiropali

Në katër vjetorin e luftës së Rusisë në Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali thotë se Shqipëria qëndron në solidaritet me kombin ukrainas.

Përmes në postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë foto nga takimi i saj i fundit me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, Spiropali u shpreh se guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën.

Ndër të tjera, Spiropali thotë se Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete.

"Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij. Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë. Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm!", shkruan Spiropali.


Lajmi kryesor:

4 vite luftë në Ukrainë/ Liderët europianë i drejtohen Kievit, Zelensky: Putin nuk ka fituar, mendoi se do na pushtonte në 3 ditë