Kuvendi i Kosovës seancë për Epopenë e UÇK! Kurti: Adem Jashari, emri i lirisë sonë! Osmani: Na takon të shkruajmë kapitullin e ri të shtetit

5- 6 dhe 7 marsi i 1998-s ngriti çështjen e Kosovës në krye të axhendës botërore kur familja e Komandantit Legjendar Adem Jashari u vra në shtëpinë e tyre në Prekaz nga forcat serbe. Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nder të sakrificës së familjes së legjendarit Jashari por edhe të gjithë të rënëve në luftë.

“Sërish vjen Marsi’ u këndua në kuvendin e Kosovës nga Ilir Shaqiri.

Dhe ‘Mora fjalë’ nga Shkurte Fejza....

T’i shërbejmë me devotshmëri vendit tha përballë familjarëve Jashari, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ashtu si të rënë për të.

“Tani më shumë se kurrë uniteti për çështjet e interesit kombëtar është i domosdoshëm sepse është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin tonë të ri të historisë së shtetit tonë: atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar”, tha Osmani.

“Liria ishte kushti i jetës, e që u bë edhe kushti i vdekjes së Adem Jasharit. Nëse historia është përparimi i vetëdijes së popullit për liri, Adem Jashari është emri i përveçëm i njeriut me të cilën mund t’i referohemi lirisë sonë”, tha Albin Kurti.

“Epopeja e UÇK-së” në datat 5-6-7 mars të çdo viti përkujtohet komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Në 30 dhjetor 1991 është kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, i dyti në janar 1998 ku fëmijët dhe gratë e familjes i kanë rezistuar betejës ndërsa në sulmin e tretë në për tre ditë të rrethuar në betejë heroike, 5-6-7 mars 1998 forcat serbe u morën jetën 55 anëtarëve të fisit Jashari në Prekaz, 22 prej të cilëve familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Sulmit i mbijetoi vetëm Bashkimi djali i Rifat Jasharit që arriti të dalë nga rrethimi në 6 mars si edhe Besarta vajza e Hamza Jasharit e cila më vonë ka rrëfyer ditë e betejës. Kjo epope shënon ditët e krenarisë kombëtare për Kosovën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:34
VIDEO/ ‘Mora Fjalë’, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri këndojnë në Kuvendin e Kosovës në nder të Adem Jasharit

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij. 

Përveç këndimit të himnit, për herë të parë në Kuvendin e Kosovës kënduan dy këngëtarë. 

Ilir Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi” për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Pas këngëtarit Ilir Shaqiri, edhe këngëtarja Shkurte Fejza ka kënduar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës këngën “Mora fjalë”.

 

Ora 12:29
Osmani: Tani më shumë se kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosovës tani më shumë se kurrë i duhet uniteti për çështje të interesit kombëtar.

Në seancën solemne të Kuvendit të mbajtur me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka thënë se uniteti është i vetmi mjet për ta forcuar shtetin.

“Tani më shumë e kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar është i domosdoshëm, sepse ai është mjeti i vetëm për ta forcuar shtetin tonë, integritetin e tij dhe për ta nderuar kujtimin e atyre që u sakrifikuan për Republikën tonë. Na takon neve ta shkruajmë kapitullin e ri të historisë së shtetit tonë, atë të zhvillimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës, Kosova është atdheu ynë që e meriton përkushtimin tonë të palëkundur”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet.

“Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si popull dhe si shtet, ajo ishte epope e dinjitetit, krenarisë dhe lirisë sonë, në të cilën me këmbëngulje dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme u dëshmua se liria nuk ka çmim të cilin nuk jemi të gatshëm ta paguajmë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se sot shteti i Kosovës qëndron mbi supet e heronjve tanë.

“Sa herë vjen mars kujtimet tona natyrshëm rikthejnë në vëmendje periudhën më të lavdishme të historisë tonë që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Marsi është muaji i skalitur në analet e luftës së kombit tonë për liri, një muaj kur shpirti i paepur i Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha hov luftës kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit”, është shprehur Osmani.

“Prandaj ‘Sërish vjen marsi’ nuk është më vetëm një refren kënge, është moto e kujtesës dhe nderimit të luftës sonë për liri dhe pavarësi, e cila identifikohet me kryepersonazhin e luftës sonë, komandantin e luftës sonë, familjen e tij, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar Osmani.

Ora 12:26
Konjufca: Familja Jashari zbatoi parimin ideal të jetës, 'Liri a vdekje'

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e familjes Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.

“Ademi, Hamza, me Bacën Shaban, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata zbatuan parimin ideal të jetës: Liri a vdekje”, është shprehur Konjufca në seancën plenare për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha ai.

“Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve”.

Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK, ku Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij, Konjufca ka cituar një shprehje të heroit Hamës Jashari se “Do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë; Guri i rëndë peshon në vend të vet”.

Më tej Konjufca ka theksuar se sa kohë të ekzistojë kombi shqiptar, në Prekaz do të shkojnë shqiptarët që të frymëzohen, aty ku është ngjizur liria.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao: 05/03/2024 18:31

    Po mundohen te rishkruajne historine, sepse kane mbetur jashte saj. Nderim dhe perulje per familjen Jashari, por nuk mund ta retushosh historine dhe te lesh jashte komandantet e UCK-se, o Enver Hoxha i Kosoves.

    Përgjigju
  • dardan: 05/03/2024 16:51

    Keta ndyresira po te ish gjalle Adem Jashari ne Hage do ta conin ashtu si bene me luftetaret e vertete qe po kalben ne qeli,te pa fytyre Zoti ju denofte o plera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij

Anija me emigrantë, Matteo Salvini 'i shpëton burgut'! Bien akuzat ndaj tij