Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës

Katër vite nga shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës

Foto nga shembja e teatrit, maj 2020

Katër vite pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Presidenti i Partisë së lirisë, Ilir meta, në një postim në Facebook shkruan se ende nuk ka teatër të ri, por as drejtësi.

Meta shkruan se akt kriminal ende sot mbetet pa përgjegjës

“Katër vite pas krimit barbar të shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mes të errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk ka as Drejtësi dhe as “Teatër të ri”. Ky akt kriminal ende sot mbetet pa përgjegjës!

“Drejtësia me regji” jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes, për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet.

Ky krim barbar i Edi Ramës dhe Erion Veliaj nuk do të amnistohet kurrë dhe mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe vijojnë të mbajnë zgjuar ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare duke vijuar protestat para Bashkisë së Tiranës!

Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte! Koha për Drejtësi dhe Llogaridhënie po afron”, shkruan Meta.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë