Mediat greke kanë marrë sërish në mbrojtje kryepeshkopin Anastas Janullatos, ndërsa në Shqipëri kanë nisur polemikat rreth 300 vjetorit të lindjes së Shën Kozmait.
Gazetari grek Stavros Ximas në një shkrim në gazetën “Kathimerini” shkruan se Kryepeshkopi i Shqipërisë Janullatos ndodhet në zemër të një 'lufte' të pistë, të motivuar nga qarqet ekstreme nacionaliste dhe islamike, me ndihmën e shërbimeve sekrete në Shqipëri.
Sipas tij objektivi i sulmeve ndaj kryepeshkopit është çekuilibrimi i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, me të cilën Shqipëria mburret në familjen evropiane e sotme . Duke kujtuar kohën e keqe të kishës ortodokse në Shqipëri gjatë periudhës së komunizmit, Ximas shkruan se Janullatos punoi i vetëm për ringritjen e saj.
Ai thekson se në një kohë kur vendi tërheq shqetësimin ndërkombëtar për 'eksport' të xhihadistëve, nuk janë rastësore deklarata e ish-kreut të shërbimit sekret Fatos Klosi, sipas të cilit rreziku nuk vjen prej fondamentalistëve islamikë, por nga fondamentalizmi i Anastasit.
Duke e lidhur dhe me polemikat për Shën Kozmain gazetari grek shkruan se Kryepeshkopi këto ditë është cilësuar sërish një djall anti-shqiptar.
Shkrimi në gazetën Kathimerini”, Stavros Ximas e mbyll me pyetjen se kush ka interes të prish harmoninë fetare në Shqipëri.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO