Kati: Blushi firmosi pro djegies së
plerave të Italisë në Shqipëri në 2004

Kati: Blushi firmosi pro djegies së<br />plerave të Italisë në Shqipëri në 2004
Miratimi i ligjit për importin e plehrave i ka lënë aktivistët e shoqërisë civile të zhgënjyer nga të gjithë politikanët.

Më së shumti bie në sy socilisti që u hoq si ëngjëll, Ben Blushi, që mbajti një fjalim të fortë kundër importit të plehrave.

Aktivistja e shoqërisë civile, Kozara Kati, thotë se beteja kundër importit të plehrave ka nisur që në vitin 2004, kur qeveria e Fatos Nanos përgatiti projektligjin.

Kati thotë se Ben Blushi, në atë kohë ministër i Pushtetit Lokal, ishte i pari që hodhi firmën.

Lëvizja ku unë bëj pjesë ka filluar në vitin 2004. Në atë kohë, një marrëveshje koncesionare nëpërmjet qeverisë shqiptare dhe një kompanie italiane ishte në diskutim për t’u miratuar. Kjo marrëveshje parashikonte ndërtimin e një impianti djegieje në Kashar të Tiranës dhe do të digjte mbetje për qytetin e Tiranës dhe Durrësit. Do t’i digjte këto mbetje rifuxho, pa i ndarë. E gjithë kjo do të ishte një rrezik shumë i madh për kryeqytetin.

Në dolëm kundër saj, por për ta kthyer këtë projekt-marrëveshje në marrëveshje do të duheshin të ishin firmat e tri dikastereve, që ishte Ministria e Mjedisit në atë kohë (Et’hem Ruka), Ministria e Pushtetit Lokal (Ben Blushi) dhe Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit (Bashkim Fino).

Firma e titullarëve të këtyre dikastereve do të vazhdonte me firmën e kryeministrit të asaj kohe, që ishte Fatos Nano dhe pas kësaj kjo marrëveshje hynte në fuqi.

Qeveria e pa të vështirë, pasi dy ministra e firmosën, që ishin Et’hem Ruka dhe Ben Blushi, ndërsa ministri i tretë, Bashkim Fino nuk e firmosi. Dua të theksoj që ne takuam edhe Presidentin e asaj kohe, Alfred Moisiu i cili u bë palë me ne
.”, thotë Kati në një intervistë për DITA.Lexo.al

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!

Kaosi dhe zjarri para Parlamentit, Kuvendi: Deputetët shkaktarë do paguajnë dëmin, do u mbahen nga paga! Karriget të paguara me taksat e qytetarëve, jo të tyret!