Katie Holmes ka deklaruar në media se po ndjek një regjim të rreptë për të qenë në formë dhe ditën e djeshme ajo ka treguar rezultatet e punë së saj.

35 vjeçarja ka ekspozuar format e saj me një palë bikini në ngjyrë pink, teksa është relaksuar në Majemi me vajzën e saj Suri.

 Kate është dukur në super formë, teksa kanë rënë në sy këmbët e tonifikuara, ndërkohë që flokët i kishte të mbledhura dhe nuk kishte vënë fare make-up.

katie holmes

Në qafën e saj kanë rënë në sy dy varëse, njëra që shkruante “LOVE’ dhe tjetra me një shigjetë.

Edhe vajza e saj e veshur me një palë rrobe banje me Hello Kittyn është dukur e adhurueshme.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)