Ai është djali i një prej femrave më të famshme falë karrierës së saj dhe emrit që ka bërë në botën mediatike.

Bëhet fjalë për djalin e modeles angleze Katie Price, i cili ka bërë daljen e parë publike që prej lindjes së tij.

Ai është shfaqur në krahët e mamasë së tij duke fjetur, ndërkohë që përbri saj ndodhet bashkëshorti i saj Kieran Hayler në kopertinën e revistës OK!.

katie price

Vogëlushi Jett Riviera është vetëm dy muajsh dhe siç duket në foto gëzon shëndet të plotë.

Kjo ka rëndësi të madhe pasi ardhja e tij në jetë nuk qe e lehtë.

Vogëlushi lindi tetë javë para kohe, kur Katie dhe partneri i saj ishin me pushime në Francë.

Por Katie ka treguar në intervistën e dhënë se vogëlushi e ka marë veten shumë shpejt dhe se kur njerëzit e  shikojnë nuk e besojnë se ai ka lindur tetë javë më herët seç duhej.

Katie ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e saj e mëparshme me Peter Andre.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)