Katie Price ka folur për lidhjen e Cheryl Cole me të dashurin e saj Jean-Bernard- Fernandez-Versini në revistën Now Magazine.

Ajo i ka dhënë këshilla nuses së re duke i thënë që nuk mund të dish çfarë pëlqen dikush duke e njohur vetëm për tre muaj.

Katie ka pasur 3 lidhje martesore dhe të fundit me Kieran Hayler.

katie price

Ajo u nda nga Kieran nga i cili pret fëmijën e tretë pasi ai e tradhëtoi me miken e saj më të mirë.

Por, sipas një burimi të MailOnline, Cheryl dhe bashkëshorti i saj njiheshin prej një viti.

Ndërsa, sipas tyre ata janë njohur përpara tre muajsh në Festivalin e Filmit në Kanë.

Një martesë e tillë thotë Katie, mund ose nuk mund të funksionojë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)