Katrinë Tomja, gjyshja e Tinka
Kurtit ndihmon kryengritësit

Katrinë Tomja, gjyshja e Tinka<br />Kurtit ndihmon kryengritësit
TIRANE - Katrinë Tomja, gjysha e aktores së njohur Tinka Kurti ka ndihmuar kryengritësit e Dukagjinit. Ja si zhvillohen ngjarjet. Shtypi qeveritar shpërtheu një fushatë të gjerë kërcënimesh e frikësimesh për të gjithë krerët e organizatave demokratike në mërgim.

“Fletorja Zyrtare” botoi në datat 13, 14 dhe 31 tetor 1926 të gjitha vendimet që Gjyqi Special Politik i Tiranës kishte marrë kundër “organizatorëve të një kryengritjeje të përgjithshme kundër jetës së Shkëlqesisë së Tij, Kryetarit të Republikës dhe prishjen e qetësisë në vend”.

Ndër ta, Shefqet Korça, Ismail Tatzati, Mustafa Kruja, Kasëm Qafëzezi, Sejfi Vllamasi e Qazim Koculi u dënuan “me vdekje në mungesë”; Aziz Çami e Mustafa Maksuti “me 101 vjet burg”; Ibrahim Dedej, Xhemal Kondi, Bahri Omari e Qazim Mulleti “me 25 vjet burg”; Hysni Peja, Rexhep Mitrovica, Sheh Karbunara, Kolë Tromara, Lano Borshi e Andon Sadedini “me 15 vjet burg” etj.

Gjyqi Politik do të dënonte me afate të ndryshme burgimi edhe të amnistuarit politikë Beqir Gjylbegu, Beqo Zagorçani, Avdul Kuçi, Agathokli Xhitomi, Ahmet Lepenica, Hysni Lepenica, Ahmet Demi, Halo Kuçi etj.( AQSH. Fondi: Gjyqi Politik (157), viti 1926, dosja 40, fl. 1–3;

250 NAPOLONA ARI PËR KOKËN E VAS KIRIT

Në një nga dokumentet e AQSH-së shkruhte se janë dhënë 250 napolona flori për kokën e Vas Kirit. A e vrasin Vas Kirin me para?! Ja c’thotë dokumenti:
“Komunës së Zonës Veriut Nr 28/1
Telegram, Shifer 23.02 .1926
Ministrisë së Brendshme Tiranë
Për me vra Toger Vas Kirin na zotohet një person tue kërkue 250 napolana.
A mund t’ia premtojmë?
Komandanti i Zonës së Veriut
Kapiten Fiqiri Dinja
Të vritet sa më parë!
Përgjigje kërkesë së Komandës së Zonës Veriut
Shuma në fjalë mund të premtohet e cila do t’i paguhet mbasi të realizohet qëllimi.
 Përfundimi pritet sa më shpejt.
Zv/Ministri i Brendshëm.( AQSH Fondi 346.Viti 1926. Dosja 612.fl 98). Për çdo burgosje dhe vrasje gjen dokumentin përkatës. Ja një tjetër: “Të merret në vërejtje P.Anton Harapi

Telegram
Telegram Prefekturës Shkodër 31.03 1926.
Patër Anton Arapi të merret nën vërejtje mbasi kompozohen proçedurat e duhura
ZV/Ministri Brendshëm.
Prej P .Antonit nuk kemi nxjerrë gja (AQSH. Fondi 152. Dosja 6/2 .fl 153).
Por ka edhe një dokument që sjell një fakt të panjohur nga historia e familjes së aktores së madhe Tinka Kurti. Gjyshja e saj “Katrinë Tomja ka ndihmue kryengritësit”. Ja ç’shkruhet në telegram: “Telegram/Një grua e quajtur Katrinë Tomja, banuese në Shkodër në kohën e lëvizjes ka ndihmue kryengritësit”. Përgjigje: Të arrestohet dhe të veçohet në burgun e armiqve që kanë dashur të rrezojnë regjimi kushtetues AQSH. (Fondi 152. Dosja 6).
 
Vijon në nummrin e ardhshëm

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit