Marrëdhënia e Katy Perry-t me partnerin e saj John Mayer sa vjen e bëhet më e fortë, pas një ndarjeje vitin e shkuar.
Ata kanë nxitur spekulimet se janë gati të marrin një hap më të madh në lidhjen e tyre, pas darkës së Shën Valentinit mbrëmjen e së premtes.
Kjo pasi Katy u fotografua me një unazë ari në gishtin e fejesës.
Mayer dhe Perry po dilnin nga restoranti për tu futur në makinë, në momentin që ra në sy unaza në gishtin e këngëtares.

Ajo ishte veshur në një mënyrë të rafinuar dhe dukej mjaft elegante.
Të dy janë dukur mjaft të kënaqur pranë njëri-tjetrit dhe këtë e ka shprehur më së miri portreti i tyre i qeshur.
Katy, e cila më parë ka qenë në një lidhje me Russell Brand, po shijon romancën e saj me Mayer që nga gushti i vitit 2012.
(b.tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com