Katy Perry do të prezantojë 
“Mtv Video Music Awards”

Katy Perry do të prezantojë <br />“Mtv Video Music Awards”
Katy Perry do të prezantojë spektaklin “Mtv Video Music Awards”, në të cilën është në garë me shumë nominime.
 
Këngëtarja e bëri të ditur lajmin në rrjetin social Instagram, ku i jep takim fansave në 27 gusht nga Fabulous Forum i Inglewood, në Kaliforni.
 
Katy do dalë në skenë si performuesja e parë dhe më pas do të prezantojë mbrëmjen.
 
Perry ka siguruar gjithashtu një vend mes yjeve me më shumë nominime, duke mbatjur pesë të tilla: Best Pop, Best Direction dhe Best Visual Effects për ‘Chained to the Rhythm’, Best Art Direction për ‘Bon Appetit’ dhe Best Collaboration për këngën e Calvin Harris ‘Feels’, të kënduar nga Pharrell Williams, Perry dhe Big Sean.
  
Katy Perry është artistja e parë që ka 100 milionë ndjekës në Tëitter, dhe është më e ndjekura në Twitter nga viti 2013.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!