Duket se këngëtarja bukuroshe Katy Perry është e pafat në dashuri. Prej pak kohësh ajo kishte nisur një lidhje me John Mayer, por nuk duket të ketë rezultuar e suksesshme.

Sipas burimeve të afërta me këngëtaren, të cilët janë shprehur për mediat e huaja, Mayer nuk ka qenë aq i përkushtuar sa dëshironte Katy.

Por duke qenë se ajo e dashuronte vendosi t’i japë një mundësi tjetër.

“John e pëlqente Katyn, për këtë arsye dëshironte të vazhdonte lidhjen me të, por nuk kishte tiparet që donte Perry. Ajo dëshiron një person të cilin mund ta ketë 100 për qind për vete dhe sjellja jo e qëndrueshme e John e ka lodhur këngëtaren. Katy thjesht i ka thënë ta fshijë numrin e saj”,- është shprehur burimi.

Pas divorcit nga Russell Brand, këngëtarja nuk ka mundur të ketë një histori të gjatë dhe funksionale.

(xh.k/shqiptarja.com)