Këngëtarja Katy Perry ka dhënë një deklaratë shokuese për mediat duke u shprehur se pas divorcit nga Russell Brand ka menduar edhe të vetëvritet. "E kisha shumë të vështirë dhe e kam pyetur veten nëse ia vlente të duroja”,-ka theksuar Perry.

katy perry

Gjithashtu këngëtarja e hitit “Roar” ka shtuar se forcën për të vazhduar përpara e ka gjetur tek muzika, madje çdo këngë e albumit “Prism” ka elementë të jetës së saj reale. “Të gjitha këngët e këtij albumi janë frymëzuar nga jeta reale që kam jetuar, secila prej tyre e ka bazën në atë që unë kam përjetuar.

katy perry

I them fansave të mi që nëse dëshirojnë të mësojnë të vërtetën për mua, duhet vetëm të dëgjojnë këngët e mia,”- ka vijuar Perry. Këngëtarja Katy Perry dhe Russell Brand i dhanë fund martesës së tyre në korrik të vitit të shkuar.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)