Së fundmi e kemi parë këngëtaren Katy Perry të shfaqet në një ambjent me kafshë të egra dhe me një pamje ekstravagante, por tanimë ajo vjen më ëmbël se kurrë.
Bëhet fjalë për fotot e shkrepura për albumin e saj më të ri "Prism”.

Ajo është dukur e mrekullueshme rrethuar nga flutura dhe lule me ngjyra të ndryshme në fotot e realizuara për albumin e saj.
Ndryshe nga ajo që ka ofruar zakonisht, veshje të rënda me ngjyra të ndezura në këtë set Perry vjen me ngjyra të ngrohta dhe të qeta.

Ajo duket super natyrale dhe në formë e veshur me disa fustane elegante.
Albumi i ri i këngëtares do të publikohet më 22 tetor për të gjithë adhuruesit e saj.
Duke folur për albumin e ri Katy ka thënë se përmban këngë me tematika të ndryshme dhe interesante.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com