Ndonëse pamja dhe looku i këngëtareve dhe artistëve duket gjithnjë perfekt, Katy Perry është prova që jo gjithçka shkon aq mirë sa duket.

Perry është fotografuar nga paparacët në Londër duke darkuar me një mik të sajin, por ajo çka tërhoqi vëmendjen ishin flokët e këngëtares.

katy perry

Në foto shfaqen qartë  qartë shenjat e rrallimit të flokëve në një pjesë të kokës të 28-vjeçares.

Këngëtarja është shprehur se ka nisur t’i lyejë flokët që në moshën 15-vjeçare dhe më pas ka vijuar t’i ndërrojë ato jo vetëm nga ngjyrat por edhe nga modelet.

katy perry

Për këtë arsye duket se floku i Perry-t është dobësuar dhe tashmë asaj mund të përballet me nevojën e një terapie për të parandaluar rënien e flokëve të saj.

katy perry

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)