Këtë gjë ka bërë edhe mbërmjen e djeshme në shfaqjen televizive “Saturday Night Live”.
Me interpretimin e këngës së saj më të re “Roar” Katy solli xhunglën në skenë duke dhuruar një shfaqje të vërtetë.
Me një veshje që imiton lëkurën e leopardit dhe një palë taka ta larta, Katy dukej me të vërtetë seksi.
Balerinët që e shoqëronin në skenë u shfaqën me veshje që imitonin kafshë dhe shpendë të ndryshëm si elefanti, krokodili, papagalli, majmuni, luani etj.
Katy ka qenë e ftuara speciale në pritjen e aktorit të njohur Bruce Willis në këtë program argëtues dhe komik.
Katy dhe Bruce janë dukur mjaft të entuziasmuar mbrëmjen e djeshme teksa janë argëtuar pa fund.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)