Katy Perry është e zënë me turneun e saj botëror “Prismatic”.

Por ditën e djeshme këngëtarja ka gjetur pak kohë që të argëtohet me grupin e saj të kërcimtarëve në një lokal në Missouri.

katy perry

Ata kanë xhiruar një video argëtuese për fansat e tyre ku shihen duke kërcyer dhe argëtuar në pishinë.

Këngëtarja, thuajse e paekspozuar këtë verë ka treguar linjat e saj në formë me një palë bikini në ngjyrë të zezë dhe tërësisht pa make-up.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)