Deputeti socialist, Eduart Ndocaj, i njohur nga shumë si deputeti ‘kaubojs’ ka bërë një rrëfim të shkurtër për pasionin e tij për pikturën në emisionin “Thumb”.
 
Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilën nga gratë e politikës do të dëshironte të pikturonte.

Duke mos fshehur kështu preferencën për Sekretaren për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, të cilën sipas tij, ia vlen ta pikturosh.
 
Mendoj se do të zgjidhja Grida Dumën, ja vlen ta pikturosh” – është shprehur Ndocaj me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com