Kaubojsi i sullfaqeve dhe ngjyrave të
"ndezura" që s'i ndahet blu-së /Foto

Kaubojsi i sullfaqeve dhe ngjyrave të<br />
Ai padyshim është deputeti më i veçantë i Kuvendit të Shqipërisë. Nuk i ndahet kostumit ngjyrë blu, preferon orët e dorës sportive me ngjyra të ndryshme, dhe pëlqen  "ushqimet e shpejta".

Ky është deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj, i cili është bërë pjesë e Kuvendit prej vetëm një muaji, pas dorëheqjes së Arben Ndokës.

Ndocaj duket se nuk preferon restorantet luksoze, por ndryshe nga deputetët e tjerë nuk e ka problem të ulet në "Fast-Food" për të konsumuar sufllaqe. Edhe në përzgjedhjen e vendeve për të konsumuar kafe, ligjvënësi më i ri shqiptar nuk bazohet në emrin e tyre apo çmimet e shtrenjta.

eduard ndocaj

Ai thotë se është ndryshe nga deputetët e tjerë, fakt të cilin e shpreh gjatë përditshmërisë së tij të thjeshtë.

Por ajo që bie në sy gjatë daljeve të deputetit Ndocaj është kostumi i tij ngjyrë blu...Ndocaj është biznesmen ndërtimi dhe nuk duam të abuzojmë duke menduar se nuk ka lekë të blejë një kostum të ri, por duket se deputetit "nuk i ndahet dot shpirti nga ngjyra blu".

eduard ndocaj

 Një tjetër detaj që e bën atë ndryshe nga kolegët e forcave të ndryshme politike në Kuvend, është edhe ora e dorës. Ndocaj është parë me ora sportive me ngjyra të ndryshme (të gjitha të ndezura). Një prej tyre është edhe ajo me ngjyrën e "Rilindjes"...në këtë pikë Ndocaj duket se vë në balancë "blu-në" e demokratëve me rozën karakteristike të socialistëve.

eduard ndocaj
eduard ndocaj

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë