"Kaubojsi" nga sot deputet: U
ndjeva si ditën e parë të shkollës

ndjeva si ditën e parë të shkollës">
TIRANË - Nuk kishte si të mos surprizonte: Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë mbërriti për herë të parë në Parlament me një Benz të vjetër të viteve '60 me targa italiane, ngjashëm me makinën historike të përdorur në filmin “Il padrino” (Kumbari). Ashtu siç premtoi një ditë më parë për Shqiptarja.com, Ndocaj erdhi ndryshe në këtë seancë edhe pse jo me makinën e "Kumbarit"...Për Ndocajn mesa duket, Benzi i tij i vjetër i ngjasonte me Alfa Romeon e "Il Padrinos".  

makina ndocaj
(Makina e Eduart Ndocajt e parakuar para Kuvendit të Shqipërisë )



(Makina e Eduart Ndocajt e parakuar para Kuvendit të Shqipërisë )

ndocaj
(Në foto deputeti Eduart Ndocaj gjatë betimit )

ndocaj

Ndocaj është shfaqur për herë të parë në ambientet e parlamentit ndryshe nga të tjerët. Pas një kafeje më nënkryetarin e grupit socialist Taulant Balla deputeti rishtar i veshur me xhinse, këmishë dhe xhaketë ngjiti shkallët e parlamentit shqiptar dhe bëri betimin në seancë plenare.

Ngjyrat e errëta të veshjes thyheshin qartazi me dosjen e tij portokalli, zgjedhje kjo ndoshta në simbol të partisë së tij PDK-së së Nard Ndokës. Përtej preferencave të tij për aksesorët personal siç është kapelja karakteristike e “kaubojsit”,  nga sot Ndocaj do të shfaqet në kuvend në postin deputetit.



ndocaj

ndocaj
( Në foto deputeti Eduard Ndocaj sot për herë të parë në Kuvend )

Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin miratoi këtë mëngjes propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetit Eduard Ndocajt, vend ky i lënë nga deputeti i dorëhequr Arben Ndoka pak kohë më parë.

Faktin që është emëruar si deputet i kuvendit Ndocaj po e përjeton më së miri. Në një prononcim për mediat ai e cilëson këtë ditë si dita e parë e shkollës.

“Dita e parë është interesante si dita e parë e shkollës dhe po e kaloj më së mirë. Të hysh në tempullin e demokracisë është emocionuese të jesh pjesë e kësaj është vepër e çdo shqiptari sidomos për një djalë që vjen nga emigracioni. Unë jam i gjashti në radhë dhe historia e mandatit ka pasur historinë e vet unë isha i gjashti dhe ja ku jam këtu sot”, u shpreh Ndocaj në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit. 

Ndocaj shpjegon edhe arsyen se pse i duket vetja si i rënë nga qielli. “Po është e vërtetë se unë me avion erdha nga Milano”, - thotë ai.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli