KAVAJË - Një zjarr i madh ka rënë në një fabrikë dyshekësh në krah të autostradës Kavajë- Rrogozhinë, duke e djegur të gjithën.
Lajmi është bërë i ditur nga burime policore, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve bashkë me forcat zjarrfikëse.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa në drejtim të Kavajës janë nisur edhe zjarrfikëse nga Tirana në ndihmë të atyre të qytetit, por ka qenë e panevojshme ndërhyrja pasi zjarri kishte djegur gjithçka.
Zjarrin veç materialit të dyshekëve që digjet shpejt, e ka ndihmuar edhe lënda drusore që ndodhej aty.
Mobileria mësohet se është në pronësi të disa shtetasve turq që bëjnë biznes në këtë qytet prej disa vitesh.
Është duke u hetuar njëkohësisht edhe nëse flakët janë aksidentale apo të qëllimshme, për shkak të konkurrencës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com