KAVAJË - Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea dhe drejtues të Policisë së Shtetit kanë vizituar sot paradite shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Kavajës, duke u uruar të moshuarve që ndodhen aty festën e fundvitit dhe një vit të ri sa më të mbarë e të lumtur.
Drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe policisë kanë festuar së bashku me të moshuarit duke u përpjekur që t'ua bëjnë atyre sa më të ngrohtë këtë ditë feste.
Në bashkëpunim edhe me Shtëpinë e Pushimit të MPB në Durrës, të moshuarve të Azilit të Kavajës u është siguruar edhe një sasi ndihmash ushqimore, kryesisht mallra të paketës bazë si dhe pije freskuese e fruta.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com