Sot paradite në stadiumin "Besa" të Kavajës, u organizua një ndeshje miqësore midis ekipit U-17 të Zonës së Durrësit dhe një ekipi të IEVP-Kavajë.
Ky aktivitet ndërgjegjësues me titullin “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë", organizuar nga shoqata "Meridia Albania", është mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë dhe Bashkia e Kavajës.
Të pranishëm në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dy nënkryetarëve të Bashkisë së Kavajës, ishte edhe Presidenti i FSHF Armand Duka.
Pasi kanë përshëndetur skuadrat e Zonës se Durrësit U-17 dhe Ekipin e Institucionit të Vuajtjes së Dënimit, personalitetet kanë përçuar mesazhet e fushatës kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri.
Qëllimi i aktivitetit ka qene rritja e ndërgjegjësimit të opinionit publik për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nëpërmjet aktiviteteve sportive.
Ndeshja mes të rinjve është ndjekur me interes dhe ka përfunduar me rezultatin 5-3. Armand Duka pasi vlerësoi organizime te tilla, konfirmoi se Federata do te mbështesë edhe ne te ardhmen aktivitete te tilla.

LAJMET MË TË VLERËSUARA