Dy persona nga Durrësi janë ndaluar nga policia së Kavajës pasi akuzohen për vjedhje në bashkëpunimin. Në kuadër të operacionit policor “Vëzhgimi”, janë ndaluar shtetasit Muredin Dumani, 31 vjeç, dhe Klejdi Isaku, 20 vjeç, të dy me banim në Durrës.
 
Këta dy shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa dyqane në zonën e rrethit të Kavajës.
 
Sipas policisë së Kavajës, të dy këta persona rezultojnë me precedent të mëparshëm penalë.