Kavaja hap sezonin turistik, Roshi:
Ejani, pasi do mbeteni të kënaqu

Kavaja hap sezonin turistik, Roshi:<br />Ejani, pasi do mbeteni të kënaqu
Duket se moti i mirë i 2 ditëve të fundit ka vënë në lëvizje bashkinë e Kavajës që të shpallë hapjen e sezonit turistik veror.
 
Është përzgjedhur plazhi i Golemit për të organizuar ceremoninë e rastit. Tashmë bashkia e Kavajës ka në administrimin e saj një gjatësi të konsiderueshme bregdetare në të cilën gjenden një numër plazhesh të njohura si brenda ashtu dhe jashtë territorit shqiptar. Të tillë janë Golemi, Qerreti, Karpeni, Spilleja e Grethi.
 
Në ceremoninë e organizuar në Golem, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ftoi pushuesit si ata vendas por edhe ata nga Kosova e më gjerë që të vijnë e të pushojnë në bregdetin e Kavajës pasi do të mbeten të kënaqur si nga plazhet ashtu edhe nga cilësia e shërbimeve.

Bashkia Kavajë iu ofron të gjithë turistëve një det blu me një rërë të pastër. Gjithashtu iu ofron ushqimin tradicional të qytetit të Kavajës. I them të gjithë turistëve që Bashkia është të punojmë ndërsa detyra e tyre është të pushoni. Pushime të mbara dhe mikpritja e qytetarëve të Kavajës do të jetë madhështore’ tha ai. 
 
Më pas artistë të ndryshëm performuan për qytetarët e Kavajës të cilët kishin mbushur sot plazhin e Golemit.
 
Ndërkohë edhe vetë qyteti i Kavajës ka pësuar ndryshime në urbanistikën e tij gjë që përbën një aset më shumë për turistët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit