Kavaja me ujësjellës të ri, Veliaj: PS e vetmja forcë që i qëndron punëve deri në fund (VIDEO)

Në verë banorët e Kavajës do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm. Pas 60 vitesh mungesë investimesh në ujësjellës, ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri, i cili përveç qytetit do të furnizojë me ujë edhe zonën turistike, duke i dhënë një impuls të ri ekonomisë.

Gjatë inspektimit të punimeve, drejtuesi politik i PS-së për qarkun Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Etien Xhafaj dhe Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, tha se kjo është një ditë e jashtëzakonshme për qytetin dhe banorët e Kavajës. Veliaj nënvizoi se falë mbështetjes së Edi Ramës kryeministër, mund të bëhen vepra që nuk janë bërë në 60 vitet e fundit.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për Kavajën, siç ishte dita kur zgjeruam Bovillën dhe sollëm linjën e re të ujësjellësit, që furnizonte direkt disa lagje të Tiranës. Falë mbështetjes që qeveria e Edi Ramës na ka dhënë në Tiranë, Redit në Kavajë, dhe bashkive të tjera, sot mund të bëjmë vepra që nuk janë bërë në 50-60 vitet e fundit, por ndërkohë në terren realiteti ka ndryshuar”, u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se PS-ja është e vetmja forcë që, pavarësisht baltës së opozitës, i qëndron deri në fund premtimeve.

“Edhe pse sot është ftohtë, kantieri vlon nga puna. Besoj do të jetë vera e parë kur Kavaja, jo vetëm do të furnizohet me 24 orë ujë, por të njëjtin furnizim do të marrë edhe zona e plazhit. Do të jetë hera e parë kur turistët nuk do të përballen me me problemin e ujit. Nëse bëjmë një bilanc se cila është forca që i qëndron punëve deri në fund, që ka durimin të dëgjojë edhe baltën, edhe sulmet, për t’i qëndruar planit dhe premtimeve, ajo është vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se kryetarët e bashkive, pavarësisht madhësisë së qytetit, kanë gjetur te qeveria të gjithë mbështetjen për të zbatuar projekte madhore.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali tha se aktualisht punimet kanë shkuar në 60% dhe vera do ta gjejë qytetin dhe zonën turistike me ujë 24 orë në ditë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 17/01/2021 13:43

    Po Kavaja a ka ate Gaz by... a e mban fjalen ai qe do te kenaqe elbasanllinjte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike