Pas debatit, OSHEE njofton se abonenti Dritan K. përdori armën e zjarrit ndaj punonjësve të OSHEE duke qëlluar në drejtim të tyre, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Pas ngjarjes, abonenti është ndaluar menjëherë nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armës së zjarrit, çifte.
“Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonetit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje” thuhet në njoftimin e OSHE.
d.b/shqiptarja.com







