KAVAJË – Seksioni i Krimeve të Rënda në Kavajë ka arrestuar 33-vjeçarin Astrit Gjylsheni për vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë. Ky person, më datë 4 Janar 2015, kishte qëlluar me armë zjarri automatik drejt banesës së Adem Sharrës, duke rrezikuar edhe jetën e pjestarëve të tjerë të familjes që ndodheshin atë moment në shtëpi.
Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, rezulton se shkak i kësaj ngjarje ka qenë një konflikt i autorit me Adem Sharrën për motive banale.
Astrit Gjylsheni u arrestua në flagrancë nga blutë e Kavajës dhe u sekuestrua automjeti i tij tip ‘Citroen’ me targa AA 115 FL, me të cilin kishte shkuar në banesën e personit që donte të vriste. Autori 33-vjeçar është një person me precedent penal.
Disa kohë më parë, ai ka qenë i dënuar për ‘plagosje të rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Tashmë Gjylsheni do të gjykohet edhe për ‘vrasje në rrethana cilësuese në tentativë’, për ‘mbajtje pa leje të municioneve luftarake’ dhe ‘prishje të qetësisë publike’.
Redaksia online
/Shqiptarja.com