Të shumta kanë qenë rastet e vdekjeve për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë në punë.
Dy raste të ngjashme tragjike janë shënuar sot, një në Tiranë kur një 49-vjecar ra në gropën e ashensorit të një pallati në ndërtim dhe tjetri në Kavajë ku babai i 4 fëmijëve me profesion elektricist i punesuar nga Operatori i Shperndarjes se Energjise Elektrike humbi jetën në shtyllën e tensionit te larte.
Kavajë, elekticisti pa veshjen e duhur në punë, vdes në shtyllën elektrike
Nje elektricist i OSHEE ka humbur jeten në maje te shtyllës elektrike ku ishte ngjjitur për të riparuar një defekt, por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike pasi nuk kishte marre masat e nevojshme te sigurise ne pune.
Kjo ka rezultuar fatale për elektricistin, Eqerem Stërniqi. Ai ka qenë i veshur me bluzë me krah të shkurtra dhe pantallona të shkurtra duke pasur një pjesë të trupit të ekspozuar ndaj rrymës elektrike.
Mësohet se viktima është baba i 4 fëmijëve dhe banon në qytetin e Kavajës.
A1 Report sjell një video të momentit kur punonjës të policisë po zbresin nga shtylla trupin e pajetë të Stërniqit.
Blutë e Kavajës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij incidenti.
Laprakë, 49-vjeçari bie në gropën e ashensorit
Një 49-vjeçar me inicialet Xh.V humbi jetën pasi ra në gropën e ashensorit të një pallati në ndërtim e sipër.
Për mungesë të sigurisë, policia e kryeqytetit arrestoi në flagranë 24-vjeçarin Gëzim Vogli, teknik i firmës private që po ndërtonte pallatin në fjalënë rrugën “Dritan Hoxha”.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO