Kavajë-Policia e shtetit ka prangosur 56-vjeçarin Tafil Vokrri, të shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet italiane, cilësohej si kriminel brutal, merrej me trafikun e drogës dhe armëve nga Kavaja drejt Italisë.

Vokrri banues në Qerret të Kavajës kërkohej që prej vitit 2005, periudh që përkon me dhënien e masës së sigurisë arrest me burg nën akuzën për "Pjesëmarrje në organizatë kriminale", "Trafik lëndësh narkotike dhe armëve të zjarri".

Vokrri është arrestuar në  vitin 2005, gjatë operacionit të përbashkët midis policisë shqiptare dhe asaj italiane, në këtë operacion u angazhuan 200 forca policore dhe u ndaluan 7 persona të tjerë të cilësuar nga Antimafia e  shtetit fqinjë si mafjoz me rrezikshmëri të lartë.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com