KAVAJË- Një 24 vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti rrugorë në Kavajë.

Sipas policisë, në aksin “Durrës-Rrogozhinë”, në vendin e quajtur "Mbikalimi Vorrezave", një makinë ti Mercedes me drejtues Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me pjesën e pasme të mjetit tip "Iveco" me drejtues 49 vjeçarin me inicialet B. Xh., i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore.

Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen 24 vjeçari me inicialet Xh. Xh.,banues në Vlorë, i cili ishte pasagjer në makinën tip "Mercedes".

Drejtuesi i “Mercedesit” është arrestuar nga policia.

Ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim 28 vjeçarit me inicialet S. V., për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

[gallery]23232[/gallery] 
Informacion i policisë:
Arrestohet në flagrancë shtetasi Soren Veshaj.
Më datë 24.07.2017 shërbimet e policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën "Durrës-Rogozhinë" në vendin e quajtur "Mbikalimi Vorrezave", duke drejtuar mjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip "Iveco" me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi:
- Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip "Mercedes".
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Redaksia online
J.Sh Shqiptarja.com