Policia e Kavajës ka vënë në pranga tre të rinj të cilët morën peng dhe rrahën një person. Qytetari me inicialet A.D., 54 vjeç është marrë peng dhe është futur forcërisht në një makinë tip “Rover” në Spille, është rrahur nga tre të rinjtë si edhe është mbajtur në vende të ndryshme jashtë vullnetit të tij.  
 
Policia ka bërë të mundur identifikim dhe arrestimin e tre personave që morën peng qytetarin. Në prangat e policisë kanë rënë, Z.XH, 31 vjeç, B.Ç, 32 vjeç, B.M, 25 vjeç.
 
Materialet proceduriale janë dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ” Heqje paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Kavajës ka njoftuar se një person u mor peng ne Spille, u fut forcerisht ne makine dhe u dhunua nga tre shtetas. Sipas policisë, tre të rinjtë hypën 54-vjeçarin në makinë pa vullnetin e tij, dhe e kanë rrahur. Megjithatë uniformat blu arritë të identifikojnë autorët dhe t’i arrestojë ata.
 
“Më datë 17.07.2017, në plazhin e Spilles, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme”- njofton policia.
 
Sipas saj, nga specialistët për hetimin e krimit Kavajë u ngrit puna për kapjen e këtyre shtetasve të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e tre personave.
 
“Ne pranga u vune shtetasit Z.Xh., 31 vjeç. B.Ç., 32 vjeç. B.M., 25 vjeç”-thote policia.
 
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ” Heqje paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com