Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ditën e djeshme, 30 qershor plagosi me armë zjarri një 43-vjeçar, në fshatin Luz i Vogël.
Autori i identifikuar si Ervis Deliu, banues në Kavajë, akuzohet për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"
Nga veprimet hetimore dyshohet se 26-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit V. T. dhe F. D. alias B. T., gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri shtetasin E. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë.
Unformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe sasi municioni luftarak.
Vijon puna për kapjen e 2 autorëve të tjerë të plagosjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.